Financim & Qëndrueshmëri

Mund të duket pak, por kur bashkojmë zemrat dhe veprimet, çdo euro bëhet pjesë e një ndryshimi të madh. Kauza jonë jeton falë zemërgjerësisë së njerëzve të zakonshëm – çdo kontribut është një hap më afër një bote më të mirë.

Ti mund të bësh diferencën, ndihmo sot, me aq sa ke mundësi! Për çdo jetë që rikthen buzëqeshjen, çdo euro që bën të mundur një shpëtim, është një investim në mirësinë dhe njerëzillëkun që duam të përçojmë.

Asnjëherë s’mund t’i duam të gjithë, por gjithmonë mund të ndihmojmë dikë

Audrey Hepburn

Në Huma besojmë se ndryshimi i vërtetë bëhet i mundur nga vullneti dhe bujaria e secilit. Nuk është e domosdoshme të marrësh një kafshë në shtëpi që të japësh ndihmën tënde: mund ta bësh këtë edhe në distancë, duke adoptuar simbolikisht një mik me bisht dhe duke kontribuar me aq sa dëshiron çdo muaj.

 

Zhvillojmë nisma të reja për të mbështetur sa më shumë kafshë

Njëra prej tyre është hapja e një dyqani në faqen tonë, ku mund të blini jo vetëm ushqime apo produkte për kafshët tuaja, por edhe produkte të personalizuara “Huma”. Çdo porosi që bëni në këtë shop, kthehet në ushqim, mjekime e strehim për kafshët e rrugës. Çdo fitim, çdo dhurim shpallet me transparencë të plotë: të ardhurat, shpenzimet dhe çdo ndihmë shkon direkt për ata që kanë më shumë nevojë.

 

Ky mekanizëm na ndihmon të mbajmë të qëndrueshme të gjitha aktivitetet tona: sterilizimet, strehimin dhe ushqimin, aksionet edukative dhe ndërgjegjësuese. E gjithë kjo vetëm falë kontributit të çdo individi, biznesi apo miku të kafshëve që zgjedh të mbështesë këtë kauzë me besim e dashuri.

 

Shto edhe ti zërin tënd, mbështet fushatat tona

mund të jesh pjesë e ndryshimit edhe nga larg! Jep me zemër, ndihmo me besim dhe bëhu pjesë e garancisë që asnjë jetë nuk harrohet.

Dhuro me dashuri, sepse dhurata e vogël për ty mund të jetë shpresa më e madhe për dikë tjetër

“Ne bëjmë jetën duke marrë, por e japim kuptimin duke dhënë.”
– Winston Churchill

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *